KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shujaku jep versionin e tij në gjykatë, rrëfen për banesën në Gjakovë dhe fqinjësinë me një pjesëtar të UÇK-së

Shujaku jep versionin e tij në gjykatë, rrëfen për banesën në Gjakovë dhe fqinjësinë me një pjesëtar të UÇK-së

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet seanca për Jusuf Shujakun, i akuzuar për krime lufte.

Në seancën e sotme, Shujaku kërkoi të flasë dhe të japë versionin e tij lidhur me rastin, transmeton IndeksOnline.

Ai deklaroi se në vitin 2001 e kishte shitur banesën në Gjakovë te Shpresa Zhubi, e cila në atë kohë punonte në Hotelin “Pashtriku”. Pas shitjes, ai tha se kishte blerë një banesë në Novi Pazar të Serbisë.

Shujaku, po ashtu, deklaroi se fqinji i tij i parë kishte qenë pjesëtar i UÇK-së, ndërsa bashkëshortja e tij ishte nga Shqipëria dhe e vizitonte atë çdo ditë.

Ai theksoi se kishte jetuar në Gjakovë, por gjatë luftës ishte larguar dhe kishte shkuar në Mal të Zi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.