KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti me homazhe për nder të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, por çka shkroi ai në librin e zisë?

Kurti me homazhe për nder të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, por çka shkroi ai në librin e zisë?

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për nder të jetës dhe veprës së akademikut të ndjerë, Rexhep Qosja.

Me këtë rast kryeministri Kurti shkroi në librin e zisë:

Akademik e profesor Rexhep Qosja është mendje e ndritur që do të udhëzojë edhe shumë breza të tjerë pas nesh se si të ecin përpara në të ardhmen më të mirë për kombin e shoqërinë, me punë të palodhshme, mendim kritik, dashuri për atdheun dhe dije që zgjerohet.

Vepra e tij e mbijeton shumëfish jetën e tij. Jeta jonë fiton shpresë me veprën e tij. Letërsia dhe historia, gjuha dhe publicistika e kanë gjurmë të thellë Rexhep Qosjen. U prehtë në paqe! /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.