KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndeshja Kosovë-Izrael, Policia paralajmëron masa të shtuara sigurie dhe ndërprerje të trafikut

Ndeshja Kosovë-Izrael, Policia paralajmëron masa të shtuara sigurie dhe ndërprerje të trafikut

Policia e Kosovës ka hartuar një plan operativ të sigurisë për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e cila zhvillohet në orën 15:00 në Prishtinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sipas policisë, masat e sigurisë kanë nisur që nga ardhja e ekipit mysafir në Kosovë, duke përfshirë përcjelljen dhe sigurimin e tij gjatë lëvizjeve dhe qëndrimit në vend.

Policia ka bërë të ditur se gjatë lëvizjes së eskortës mund të ketë kufizime apo ndërprerje të përkohshme të trafikut rrugor, ndaj ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve.

Ndërkohë, tifozëve u është bërë thirrje që të paraqiten me kohë në stadium, të mos marrin me vete gjësende të ndaluara apo mjete të rrezikshme dhe të kenë me vete biletat dhe dokumentet identifikuese.

"Policia ka theksuar se, në koordinim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe kompanitë e sigurisë, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes.

Policia e Kosovës do të vazhdojë aktivitetet e saja në këtë drejtim në koordinim dhe mbështetje të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), për të ofruar siguri para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes sportive.

Me këtë rast përsërisim kërkesat e FFK-së që shikuesit të paraqiten me kohë në stadium, të shmangin marrjen me vete të gjësendeve të palejuara, mjetet të rrezikshme përfshirë elemente apo mjete me përmbajtje të ndaluar si dhe të posedojnë biletat dhe dokumentet identifikuese gjatë hyrjes në studion.

Policia e Kosovës, në zbatim të detyrave dhe autorizimeve ligjore, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e çfarëdo incidenti të mundshëm. Policia do të bashkëpunojë me FFK-në dhe kompanitë që ofrojnë sigurinë", theksohet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.