Stili i saj provokues në Tbilisi mori vëmendjen e të gjithëve, ndërsa Kanye West u shfaq pranë saj me veshje lëkure
Bianca Censori duket se garon me vetveten kur bëhet fjalë për stilet provokuese, të cilat në shumicën e rasteve bazohen te zhveshja. Në këtë frymë, ajo u shfaq mbrëmë në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, ku po shijonte një dalje nate me bashkëshortin e saj, Kanye West.
Këtë herë, Bianca veshi një fustan prej tyli, me detaje të zeza të fryra në pjesën e përparme, të cilat nga ai kënd e maskonin faktin se nuk kishte veshur të brendshme. Mirëpo, kur u kthye, kjo u bë e dukshme. Për më tepër, prerja e fustanit imitonte formën e tangave, ndaj për një çast dukej sikur mund të kishte zgjedhur atë lloj të brendshmesh, por dilema u zgjidh shpejt: jo, nuk kishte veshur.
Paraqitjen më shumë se provokuese e plotësoi me nallane, të cilat me gjasë do ta shënojnë sezonin e ardhshëm të modës verore. Ndërsa fustane të tilla, të veshura pa të brendshme, vështirë se do të bëhen trend i përgjithshëm, edhe pse zhveshja është shumë e pranishme në skenën publike.
Megjithatë, jashtë kësaj skene vazhdon të ekzistojë edhe një modë tjetër, më e përmbajtur, ndërsa Bianca, në fushën e veshjeve sfiduese dhe zhveshjes publike, mbetet pothuajse e pakrahasueshme, transmeton Telegrafi.
Për ta bërë paraqitjen edhe më të vërejtshme, bashkëshortja e Kanye Westit u shfaq me maskë në fytyrë. Dizajneri shpesh e përdor këtë detaj, por mbrëmë nuk u fsheh, ndërsa Bianca ecte gjysmë e zhveshur, por me fytyrë të mbuluar.
Çifti i njohur tërhoqi shumë shikime në kryeqytetin e Gjeorgjisë, gjë që ishte plotësisht e pritshme. Kushdo që shfaqet në publik me një stil të tillë, vështirë se mund të kalojë pa u vënë re.
Kanye West iu përshtat paraqitjes së guximshme të bashkëshortes me veshje prej lëkure. Kujtojmë se çifti kontrovers është i martuar që nga dhjetori i vitit 2022 dhe prej vitesh promovon një imazh shumë sfidues, duke shkaktuar shpesh reagime dhe skandale.
/Telegrafi/
