KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Kur dhimbja e gjoksit bëhet shqetësuese?

Kur dhimbja e gjoksit bëhet shqetësuese?

Dhimbja në gjoks është një simptomë që nuk duhet neglizhuar, veçanërisht kur shfaqet pa ndonjë shkak të qartë ose përsëritet vazhdimisht.

Sipas studimeve, edhe pse mund të lidhet me probleme të ndryshme shëndetësore, në disa raste ajo mund të jetë shenjë e një sëmundjeje më serioze, përfshirë kancerin në mushkëri.

Simptomat e kancerit shpesh mund të ngatërrohen me ato të sëmundjeve të tjera. Për këtë arsye, është e rëndësishme t’u kushtohet vëmendje ndryshimeve të pazakonta në organizëm dhe të mos neglizhohen shenjat që vazhdojnë për një kohë të gjatë.

Sipas informacioneve shëndetësore, dhimbja në gjoks e lidhur me kancerin në mushkëri mund të përhapet drejt shpatullave dhe të bëhet më e fortë gjatë frymëmarrjes së thellë ose kollitjes.

Megjithatë, dhimbja në gjoks nuk nënkupton domosdoshmërisht se një person ka kancer në mushkëri. Ajo mund të shkaktohet nga probleme të ndryshme, ndaj vlerësimi mjekësor është i rëndësishëm për përcaktimin e shkakut.

Cilat janë simptomat e tjera të kancerit në mushkëri?

Përveç dhimbjes në gjoks, simptomat që mund të shfaqen përfshijnë:

-Kollë të vazhdueshme ose kollë që përkeqësohet me kalimin e kohës.

-Humbje të pashpjegueshme të peshës;

-Vështirësi në frymëmarrje;

-Kollitje me gjak;

-Ngjirje të zërit;

-Lodhje të vazhdueshme.

Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore?

Dhimbja e pashpjegueshme ose e përsëritur në gjoks kërkon vlerësim mjekësor. Nëse dhimbja është e papritur ose e fortë, shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje, djersitje të ftohta, marramendje apo përhapet në krah, shpinë ose nofull, kërkoni menjëherë ndihmë urgjente, pasi mund të jetë shenjë e një sulmi në zemër.

Kujdesi ndaj shenjave që jep trupi dhe kontrolli në kohë te mjeku mund të ndihmojnë në zbulimin e hershëm të problemeve shëndetësore dhe në trajtimin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.