KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KSHZ: Janë transferuar mbi 107 milionë denarë te komisionet komunale zgjedhore në 11 komuna me xhirollogari të bllokuara

KSHZ: Janë transferuar mbi 107 milionë denarë te komisionet komunale zgjedhore në 11 komuna me xhirollogari të bllokuara

Komisioni Shtetëror Zgjedhor njofton se janë transferuar mbi 107 milionë denarë te komisionet komunale zgjedhore në 11 komuna me xhirollogari të bllokuara.

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi Vendimin për pagesën e 107.201.924,00 denarëve për kompensimet e këshillave zgjedhorë dhe komisioneve komunale zgjedhore, në komunat që kanë xhirollogari të bllokuara, nga Zgjedhjet Lokale 2025 dhe zgjedhjet e përsëritura të vitit 2026.

Mjetet janë dedikuar për administratën zgjedhore në komunat: Haraçinë, Dellçevë, Strugë, Pehçevë, Tetovë, Krivogashtan, Vasilevë, Zhelinë, Gostivar, Vrapçisht dhe Zërnovc.

Mjetet do të transferohen që sot në llogari të veçanta dedikuese për aktivitete zgjedhore”, thonë nga KSHZ. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.