KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kryetari i Parlamentit malazez nuk pranon të shkarkohet për glorifikimin e Mlladiqit

Kryetari i Parlamentit malazez nuk pranon të shkarkohet për glorifikimin e Mlladiqit

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Malit të Zi, në rend dite të së cilës ishte iniciativa për shkarkimin e kryetarit të parlamentit, Andrija Mandiq, nuk u mbajt sot për shkak të mungesës së kuorumit.

Iniciativa për shkarkimin e Mandiqit, e propozuar nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), ishte nënshkruar nga 35 deputetë.

Shkak për kërkesën ishte ngushëllimi që Mandiqi i kishte shprehur familjes së ish-komandantit serb të dënuar për krime lufte, Ratko Mladiq, shkruan vijesti.me.

Seanca u shoqërua me përplasje mes Mandiqit dhe deputetëve të opozitës. Mandiqi u largua nga salla para fillimit zyrtar të seancës, ndërsa gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve nuk iu lejua hyrja në sallën plenare.

Deputetët e DPS-së kërkuan transmetim të drejtpërdrejtë televiziv dhe hyrjen e mediave në sallë, në mënyrë që publiku të shihte se cilët deputetë ishin të pranishëm dhe nëse ekzistonte kuorumi për zhvillimin e seancës.

Pas largimit të Mandiqit, deputetë të opozitës i thanë atij “u arratis”, ndërsa DPS e akuzoi kryetarin e Kuvendit se po pengonte zhvillimin e seancës.

Kreu i DPS-së, Danijel Zhivkoviq, deklaroi se partia e tij do të ndërpresë bashkëpunimin institucional me qeverinë dhe shumicën parlamentare derisa të mbahet seanca ku deputetët do të mund të votojnë për shkarkimin e Mandiqit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.