KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Kryetare e teatrit të përrallave” – përplasje mes Musliut e Haxhiut në Kuvend

“Kryetare e teatrit të përrallave” – përplasje mes Musliut e Haxhiut në Kuvend

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për sektorin e energjisë është duke u shoqëruar me përplasje verbale mes pozitës dhe opozitës.

Së fundi pati përplasje mes deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, dhe kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Gjatë debatit, Musliu iu drejtua kryetares së Kuvendit me një shprehje ironike, duke e quajtur “kryetare e teatrit të përrallave”, ndërsa kjo e fundit iu përgjigj shkurt: “Faleminderit Gane, jam e nderuar”.

Më pas, Musliu reagoi duke kritikuar mënyrën e komunikimit në sallë dhe duke iu referuar deklaratës së ministres, Artane Rizvanolli.

“Një sqarim, përderisa një ministre e frustruar del dhe u thotë deputetëve po tregoni përralla dhe ju nuk reagoni,” tha Musliu, drejtuar Haxhiut.

Në këtë moment reagoi Haxhiu, duke kërkuar kujdes në fjalor dhe etikë në Kuvend.

“Kujdes fjalorin, nuk keni të drejtë me qujt askënd të frustruar. Kujdes fjalorin se të merret fjala. Kujdes sesi sillesh ndaj ministrave dhe deputetëve, se me mua merru sa të duash se kam problem”, tha Haxhiu.

Përplasja ndodhi gjatë debatit për gjendjen në sektorin e energjisë, ku opozita dhe pozita po shkëmbejnë akuza për menaxhimin dhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.