Në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut ka ndodhur një incident ditën e sotme.
Lidhur me këtë, për Frontal në T7, ka folur kryesuesi i Kuvendit komunal të kësaj komune, Safet Kamberi.
‘’Besoj që u tejkalu si situatë, edhe pse ishte situatë jo e mirë. Ne ishim gjatë fillimit të seancës, po thuajse veç arritëm te miratimi i rendit të ditës, aty tani filloi jashtë rregullave disa përplasje të them kështu sporadike, mes ekzekutivit të një drejtori dhe anëtari të Kuvendit, dhe krejt ngjarja besoj aty që ndodhi’’, ka thënë ai mes tjerash.
Burimi: gazetablic.com ↗

