Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas përplasjes së sotme në Kuvendin Komunal, duke mohuar pretendimet për rrahje mes të pranishmëve, raporton GazetaBlic.
Përmes një reagimi publik, Peci ka thënë se këto pretendime janë të pavërteta dhe se për këtë ekzistojnë video-incizime.
Ai ka pretenduar se konflikti verbal nisi nga dy asamblistë të PDK-së ndaj drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani.
Peci ka theksuar se qeverisja e tij nuk do të ndalet dhe nuk do të shantazhohet nga kërcënimet.
Burimi: gazetablic.com ↗

