Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Moti i ligë kaplon qytetet e Shtipit, Gjevgjelisë, Negotinës dhe Demir Kapisë

    June 23, 2026

    Ylli i Superman i del në mbrojtje aktores në premierë pas gjestit të pahijshëm nga fotografi

    June 23, 2026

    Kritika ndaj sistemit të ri të BE-së – udhëtarët presin me orë në aeroporte

    June 23, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Moti i ligë kaplon qytetet e Shtipit, Gjevgjelisë, Negotinës dhe Demir Kapisë
    • Ylli i Superman i del në mbrojtje aktores në premierë pas gjestit të pahijshëm nga fotografi
    • Kritika ndaj sistemit të ri të BE-së – udhëtarët presin me orë në aeroporte
    • Cristiano Ronaldo gjen golin e parë – Portugalia në epërsi
    • Mbytet një 50-vjeçar në detin e Durrësit
    • Formacionet zyrtare, Portugali – Uzbekistan: Ronaldo kërkon fitoren dhe golin e parë
    • Tensione për Ligjin për përfaqësim të drejtë, pushteti dhe opozita përplasen për amendamentet
    • Pas disa ditësh kërkimesh në lumin Reuss, raportohet se është gjetur trupi i pajetë i 5-vjeçarit shqiptar
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Tuesday, June 23
    • Ballina
    • Lajme

      Alba Health drejt hapjes zyrtare: Edhe 3 ditë deri te ngjarja në Cyrih

      June 23, 2026

      Supergirl parapremierë ekskluzive në CineStar

      June 23, 2026

      World Cup 2026: The Economic Impact on Europe

      June 23, 2026

      Cybersecurity in the EU: The challenges and steps towards a safer Digital Europe

      June 23, 2026

      Cybersecurity in the EU: The challenges and steps toward a safer Digital Europe

      June 23, 2026
    • Bota
      • SHBA
      • Donald Trump
      • Rusia
      • Ukraina
      • Kriza në Ukrainë
      • Venezuela
      • Irani
      • Serbia
      • Bashkimi Evropian
      • Volodymyr Zelensky
    • Sport
      • Transferimet
      • Premier League
      • La Liga
      • Real Madrid
      • Barcelona
      • Serie A
      • Man Utd
      • Liverpool
      • Chelsea
      • Man City
      • Juventus
      • Arsenal
      • Bayern Munich
      • Ac Milan
      • Superliga e Kosovës
    • Zgjedhjet

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet menjëherë

      June 23, 2026

      Vazhdon rinumërimi i votave në QNR

      June 19, 2026

      Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, Kurti me një video mesazh

      June 18, 2026

      Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

      June 11, 2026
    • Moti

      Java nis me kthjellime dhe temperatura të larta në Shqipëri

      June 22, 2026

      Sot mot i kthjellët dhe me diell

      June 15, 2026

      Mot me vranësira dhe intervale me diell

      June 7, 2026

      Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

      May 30, 2026

      Rikthehet dielli, si parashikohet moti në Shqipëri për këtë të premte

      May 1, 2026
    • Video
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Kryeministri në detyrë Kurti mori pjesë në edicionin e tetë të Festivalit Multikulturor “Të festojmë ngjashmëritë tona”

    Kryeministri në detyrë Kurti mori pjesë në edicionin e tetë të Festivalit Multikulturor “Të festojmë ngjashmëritë tona”

    korrektpressBy korrektpressJune 23, 2026 Albin kurti 6 Mins Read
    Kryeministri në detyrë Kurti mori pjesë në edicionin e tetë të Festivalit Multikulturor “Të festojmë ngjashmëritë tona”
    Kryeministri në detyrë Kurti mori pjesë në edicionin e tetë të Festivalit Multikulturor “Të festojmë ngjashmëritë tona”
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në edicionin e tetë të Festivalit Multikulturor “Të festojmë ngjashmëritë tona”.

    Ai deklaroi se kjo është një ngjarje e konsoliduar me platformë të dialogut ndërkulturor, bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë.

    Kryeministri në detyrë shtoi se festivali ka një domethënie të veçantë personale sepse e ka përcjellë atë që nga hapi i parë.

    “Festivali nuk është vetëm festë. Është pasqyrë e mënyrës se si Republika e Kosovës e kupton dhe e ndërton vetveten si shtet demokratik, i hapur dhe gjithëpërfshirës. Diversiteti kulturor është pjesë e identitetit tonë dhe një nga pasuritë e mëdha të Kosovës. Është pasuri që duhet ta ruajmë, ta promovojmë dhe ta përcjellim tek brezat e rinj”, ka theksuar Kurti.

    Fjala e plotë e Kryeministrit në detyrë Kurti:

    Nëse ankohemi shumë për diellin e nxehtë, mundet edhe me ra shi. I nderuari z. Isak Skenderi, drejtor i organizatës Voice of Roma, Ashkali and Egyptian, e nderuara znj. Saranda Bogujevci, ministre e Kulturës dhe Turizmit. Të nderuar përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, të nderuar mysafirë, të nderuar qytetarë, zonja dhe zotërinj.

    Kam kënaqësinë e veçantë që të jem sot këtu me juve në edicionin e tetë të Festivalit Multikulturor “Të festojmë ngjashmëritë tona”, një ngjarje e konsoliduar me platformë të dialogut ndërkulturor, bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë në Republikën e Kosovës.

    Për mua, ky festival ka edhe një domethënie të veçantë personale. Para tetë vitesh kam qenë këtu kur është bërë hapja e tij, dhe kisha nderin që në edicionin e parë pra, të jem i pranishëm. Atëherë festivali organizohej vetëm për një ditë. Ishte një iniciativë me vizion të madh, por me përmasa të vogla. Sot, pas tetë vitesh, e shohim se ai vizion është rritur, është zgjeruar dhe është shndërruar në një traditë të rëndësishme për vendin tonë.

    Rrugëtimi i këtij festivali është dëshmia se idetë e mira, kur ndërtohen mbi përkushtim, bashkëpunim dhe besim në vlerat e përbashkëta, mund të marrin jetë të gjatë dhe ndikim të gjerë shoqëror. Nga një aktivitet njëditor, festivali sot është bërë një hapësirë ku takohen kultura, komunitete, breza, profesione dhe forma të ndryshme të krijimtarisë.

    Ai na ka krijuar vend për artizanët, për bizneset lokale, për gratë ndërmarrëse, për poetët, për artistët e rinj dhe për përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve. Kjo e bën festivalin jo vetëm një ngjarje kulturore, por edhe një hapësirë të rëndësishme të pjesëmarrjes shoqërore, të fuqizimit ekonomik dhe të promovimit të talenteve tona.

    Festivali nuk është vetëm festë. Është pasqyrë e mënyrës se si Republika e Kosovës e kupton dhe e ndërton vetveten si shtet demokratik, i hapur dhe gjithëpërfshirës. Diversiteti kulturor është pjesë e identitetit tonë dhe një nga pasuritë e mëdha të Kosovës. Është pasuri që duhet ta ruajmë, ta promovojmë dhe ta përcjellim tek brezat e rinj.

    Republika jonë është ndërtuar mbi parimin se të gjithë qytetarët, pa dallim etnie, gjuhe, kulture, feje apo prejardhje, kanë vend të barabartë në jetën publike, shoqërore dhe institucionale. Prandaj, avancimi i barazisë dhe i përfshirjes së të gjitha komuniteteve mbetet pjesë e pandashme e angazhimit tonë institucional. Kjo reflektohet në politikat dhe masat konkrete të cilat synojnë zgjerimin e mundësive në arsim, punësim, mbështetje sociale dhe pjesëmarrje në jetën publike për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, sepse jemi shtet i cili është ndërtuar dhe beson në të drejtat e njeriut, e të cilat i bëjnë bashkë universalitetin dhe barazinë.

    Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës ka ndjekur dhe vazhdon të ndjekë një qasje të qëndrueshme për avancimin e barazisë dhe gjithëpërfshirjes së komuniteteve. Kjo qasje nuk kufizohet në deklarata, por shtrihet në politika konkrete në arsim, punësim, mbështetje sociale dhe pjesëmarrje institucionale.

    Rezultatet e këtij angazhimi tashmë janë të dukshme. Në fushën e arsimit, janë ndarë rreth 2,000 bursa në vlerë prej 625 mijë eurosh për nxënësit romë, ashkalinj dhe egjiptianë në shkollat e mesme, ku shumica e përfituesve kanë qenë vajza. Po ashtu, gjatë viteve 2021–2025 janë ndarë afër 1 milion euro për qendrat mësimore që mbështesin rreth 2,000 fëmijë nga këto komunitete.

    Në fushën e punësimit, kemi themeluar Grupin Ndërinstitucional për Promovimin e Punësimit të Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve, ndërsa nga viti 2022 në vitin 2023 është shënuar një rritje prej 31 për qind në numrin e vendeve të punës të siguruara për pjesëtarët e këtyre komuniteteve përmes Agjencisë së Punësimit.

    Një shembull konkret i kësaj qasje është edhe projekti Superpuna, për të rinjtë prej 18-29 vjeç, ku 6 muaj garantohet paga minimale nga shteti e përmes të cilit si Qeveri kemi synuar t’ju hapim më shumë mundësi të rinjve për hyrje në tregun e punës, për përvojë profesionale dhe për pavarësi ekonomike. Përfshirja e të rinjve në punë nuk është vetëm çështje ekonomike; është çështje dinjiteti, barazie, edukate dhe pjesëmarrje aktive në shoqëri.

    Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian janë pjesë e pandashme e Republikës së Kosovës. Ato nuk janë vetëm pjesë e realitetit tonë shoqëror, por edhe kontribues aktivë në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit. Kontributi i tyre është i pranishëm në kulturë, në komunitet, në ekonomi dhe në zhvillimin e përgjithshëm të shtetit tonë. Kjo reflektohet gjithnjë e më shumë edhe në përfaqësim në institucionet publike. E gjatë mandatit të kaluar, kemi pasur shtatë raunde të rekrutimit në Policinë e Kosovës në mesin e të cilëve janë inkuadruar duke diplomuar 7 gjenerata, përfshirë këtu 9 romë, 13 ashkalinj dhe 20 egjiptianë.

    Ky festival është dëshmi konkrete se komunitetet në Kosovë mund të bashkëpunojnë, të krijojnë dhe të festojnë së bashku. Tregohet në këtë mënyrë se kultura mund të jetë urë bashkimi, se arti është gjuhë e përbashkët universale dhe se respekti i ndërsjellë është themeli mbi të cilin ndërtohet bashkëjetesa.

    Në këtë kuptim, festivali “Të festojmë ngjashmëritë tona” lidhet drejtpërdrejt me vizionin tonë për një Kosovë evropiane: një shtet demokratik, me të drejta të njeriut, i hapur, gjithëpërfshirës dhe krenar për diversitetin e vet kulturor, gjuhësor dhe etnik.

    Të dashur qytetarë,

    Le të vazhdojmë ta forcojmë këtë drejtim. Le të vazhdojmë ta ndërtojmë një Republikë ku dallimet nuk ndajnë, por bashkojnë; ku ngjashmëritë nuk na largojnë po përkundrazi na afrojnë; dhe ku secili qytetar e ka vendin, zërin dhe dinjitetin e vet.

    Ju falënderoj për praninë tuaj. I përgëzoj organizatorët për punën dhe përkushtimin e tyre dhe ju uroj një festival të suksesshëm.


    TË TJERA

    Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

    Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet menjëherë

    Protestat në Tiranë, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme

    “Superpuna për Gratë”, Kurti njofton skemën e re për punësimin e grave

    Kurti: Çdo biznes i udhëhequr nga gratë kontribuon në ndërtimin e një ekonomie më të fortë dhe më të qëndrueshme

    “Mjegull” mbi bashkëpunimin eventual Vetëvendosje – LDK

    Mblidhet Qeveria, merren disa vendime

    LEXO GJITHASHTU

    Moti i ligë kaplon qytetet e Shtipit, Gjevgjelisë, Negotinës dhe Demir Kapisë

    June 23, 2026

    Ylli i Superman i del në mbrojtje aktores në premierë pas gjestit të pahijshëm nga fotografi

    June 23, 2026

    Kritika ndaj sistemit të ri të BE-së – udhëtarët presin me orë në aeroporte

    June 23, 2026

    Cristiano Ronaldo gjen golin e parë – Portugalia në epërsi

    June 23, 2026
    TË TJERA

    Mbytet një 50-vjeçar në detin e Durrësit

    June 23, 2026

    Formacionet zyrtare, Portugali – Uzbekistan: Ronaldo kërkon fitoren dhe golin e parë

    June 23, 2026

    Tensione për Ligjin për përfaqësim të drejtë, pushteti dhe opozita përplasen për amendamentet

    June 23, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.