Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që të paraqesin shqetësimet e tyre në rastet kur vërejnë moslexim të ujëmatësit ose parregullsi të tjera që lidhen me faturimin e ujit.
Përmes një njoftimi publik, kompania ka kërkuar nga konsumatorët që të drejtohen në Zyrën për Konsumatorë dhe të paraqesin dokumentacionin përkatës, në mënyrë që rastet të shqyrtohen sa më shpejt dhe me përpikëri.
Dokumentacioni mund të përfshijë fotografi, fatura ose të dhëna nga leximet e ujëmatësit.
KRU “Prishtina” ka theksuar se synon të dëgjojë dhe të ndihmojë konsumatorët për zgjidhjen e problemeve të raportuara. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

