KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KRU “Prishtina” shkyç tre kompani ndërtuese nga rrjeti i ujësjellësit

KRU “Prishtina” shkyç tre kompani ndërtuese nga rrjeti i ujësjellësit

KRU “Prishtina” ka njoftuar se sot ka shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit tri kompani ndërtuese, pasi është konstatuar se po e shfrytëzonin ujin pa regjistrim dhe pa kyçje të rregullt.

Kompania u ka bërë thirrje të gjitha kompanive ndërtuese që ende nuk kanë regjistruar ujëmatësit dhe nuk janë kyçur në mënyrë të ligjshme në rrjetin e ujësjellësit, që t’i paraqesin kërkesat përkatëse sa më parë.

KRU “Prishtina” ka paralajmëruar se inspektimet do të vazhdojnë pa ndërprerje dhe se çdo kompani që konstatohet me kyçje të paligjshme ose pa regjistrim do të shkyçet dhe do të përballet me masat e parapara me ligj. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.