KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

KRU “Mitrovica” paralajmëron ndërprerje të ujit në 8 zona të Mitrovicës

KRU “Mitrovica” paralajmëron ndërprerje të ujit në 8 zona të Mitrovicës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në disa lokacione në Mitrovicë dhe fshatrat përreth.

Sipas njoftimit, intervenimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Çlirimi”, “Bislim Bajgora”, “Mbretëresha Teuta” dhe “Elmaz Peci”, si dhe në fshatrat Vinarc i Epërm dhe Broboniq.

Ndërsa, punime në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në rrugët “Sylë Maloku” dhe “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar gjithashtu se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt. Konsumatorëve u është rekomanduar që në këtë rast ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, deri në kthjellimin e tij. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.