KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KRU “Mitrovica” njofton për intervenim të ujësjellësit dhe kanalizimit, këto janë zonat e prekura

KRU “Mitrovica” njofton për intervenim të ujësjellësit dhe kanalizimit, këto janë zonat e prekura

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” njofton qytetarët se do të ketë ndërprerje me furnizim të ujit, intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.

Sipas njoftimit, këto janë zonat e përfshira me intervenim në rrjetin ujësjellësit: Rr. “Ferat Dragaj ”, Rr. “Ali Zeneli”, Rr. “Shaban Polluzha”, Rr. “Isak Ibrahimi”, Rr. “Dëshmorët e Kombit”, Rr.”Kalabria”, Fshati Vërrnicë, Fshati Suhodoll i Epërm.

Ndërsa me intervenim në kanalizim këto zona: Rr. “Kuvendi i Lezhës”, Rr. “Ukshin Kovaqica”, Rr. “Kalabria”.

“KRU” Mitrovica ka bërë te ditur se ekipet e saj janë në terren për realizimin e problemeve të evidentuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.

“Gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht. Pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike, mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit. Në rast se uji është i turbullt, ju lutemi ta lini rubinetin të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.