KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

KRU Mitrovica konfirmon se uji mund të përdoret për pije

KRU Mitrovica konfirmon se uji mund të përdoret për pije

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” njofton qytetarët se, pas kryerjes së analizave fiziko-kimike dhe bakteriologjike të ujit të pijshëm, të gjithë parametrat janë brenda kritereve të përcaktuara me ligj.

“Rezultatet tregojnë se uji i furnizuar nga Ujësjellësi Rajonal Mitrovicë është i sigurt dhe mund të përdoret pa asnjë kufizim, si për pije ashtu edhe për përdorim shtëpiak”, bëri të ditur KRU Mitrovica.

Sipas njoftimit, kompania mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të cilësisë së ujit, duke garantuar shëndetin publik dhe sigurinë e konsumatorëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.