Reperi kanadez, Drake, ka publikuar një bashkëpunim të ri.
“Ya Hit” quhet projekti i publikuar me videoklip, që e sjell Drake në duet me Future, Travis Scott dhe Loe Shimmy, shkruan IndeksOnline.
Pamjet eksplicite në klip i lë në hije zinxhiri i artë në qafën e Drake, me shqiponjën dykrenare.
Artisti disa herë ka shprehur fiksimin e tij me shqiptarët, duke veshur xhaketa e bluza me shqiponje.
Këtë fiksim, Drake tani e ka jetësuar në një zinxhir m diamante.
Burimi: indeksonline.net ↗

