KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

KRU “Drini i Bardhë” paralajmëron fermerët: Respektoni orarin e ujitjes

KRU “Drini i Bardhë” paralajmëron fermerët: Respektoni orarin e ujitjes

KRU “Drini i Bardhë” ka njoftuar fermerët se furnizimi me ujë për ujitjen e tokave bujqësore po vazhdon sipas planit dhe orarit të përcaktuar, pavarësisht temperaturave të larta që po mbizotërojnë.

Kompania u ka bërë thirrje fermerëve që ujin ta shfrytëzojnë në mënyrë racionale dhe të respektojnë orarin e ujitjes, në mënyrë që të sigurohet furnizim i barabartë për të gjithë.

Po ashtu, KRU “Drini i Bardhë” ka rikujtuar se kyçjet ilegale në rrjetin e ujitjes janë të ndaluara dhe ndikojnë negativisht në funksionimin e sistemit.

Nga kompania kanë falënderuar fermerët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.