KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kroos flet për një rikthim të mundshëm të Real Madridi

Kroos flet për një rikthim të mundshëm të Real Madridi

Toni Kroos ka komentuar spekulimet në rritje për një rikthim të mundshëm te Real Madrid, por ka mbajtur një qëndrim të kujdesshëm dhe jo të prerë në përgjigjen e tij.

Duke folur në podcastin e tij “Einfach mal Luppen” së bashku me vëllain e tij Felix Kroos, legjenda gjermane u pyet drejtpërdrejt për zërat që e lidhin me një rikthim në klub në një rol jo-lojtar.

Kroos u përgjigj: “Nuk mund të them asgjë për këtë, nuk dua të them asgjë, sepse nuk di asgjë.”

Më pas ai i tha vëllait të tij: “Kjo është përgjigjja që mund të vazhdosh ta japësh”.

Raportet e fundit kanë sugjeruar se Kroos mund të rikthehet në ‘Santiago Bernabeu’ si një urë lidhëse mes lojtarëve dhe bordit, ose në një rol brenda akademisë për të zhvilluar talentet e reja të “La Fabrica”.

Kroos më herët e ka përshkruar Real Madridin si “shtëpinë” e tij dhe nuk e ka përjashtuar një rikthim në të ardhmen në një rol administrativ apo teknik.

Megjithatë, ai ka theksuar gjithashtu nevojën për një pauzë pas kërkesave të mëdha të futbollit profesionist, pas tërheqjes nga karriera aktive në fund të sezonit 2023/2024./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.