KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Kroacia me sistem të ri të pagesës së tarifave të rrugës – s’do të ketë radhë të gjata të pritjes

Kroacia me sistem të ri të pagesës së tarifave të rrugës – s’do të ketë radhë të gjata të pritjes

Kroacia, e cila si një vend ku turizmi është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë, është kritikuar prej vitesh për sistemin e vjetër dhe joefikas të pagesës së tarifave të rrugës që shkakton kolona dhe pritje të gjata. Tani kjo duhet të marrë fund.

Autoritetet kanë filluar vendosjen e sistemit të ri të pagesës së tarifave në të gjitha autostradat e vendit (më shumë se 1400 km), përfshirë ato operuar nga “Hrvatske Autoceste”, “Bina Istra” dhe “Autocesta Zagreb–Macelj”.

Ky sistem i ri quhet Crolibertas dhe është një projekt i madh teknik dhe infrastrukturor që përfshin:

vendosjen e 212 portaleve përgjatë rrjetit të autostradave;

instalimin e pajisjeve të avancuara teknologjike (kamera dhe antena);

testime të plota të funksionimit të sistemit para futjes në përdorim.

Ueb‑faqja zyrtare e sistemit është publikuar dhe në dispozicion të publikut, dhe informacionet rreth funksionimit do të përditësohen atje.

Sistemi pritet të jetë i gatshëm për përdorim në fillim të marsit 2027, dhe do të mundësojë lëvizje të lirë të automjeteve pa ndalje për të paguar tarifën e rrugës.

Sistemi do të përdorë dy teknologji kryesore:

Njësitë ENC në automjet – pajisje elektronike që regjistron dhe paguan tarifën automatikisht;

Njohje automatike e targave me kamera – ku sistemi lexon targa dhe lidh pagesën me informacionet e regjistrimit të mjetit.

Kjo do të eliminojë nevojën për të ndaluar në kabina tarifash dhe do të përmirësojë rrjedhën e trafikut. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.