KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kriza politike, Kurti: Duhet një president konsensual

Kriza politike, Kurti: Duhet një president konsensual

Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, mirëpo çështja e presidentit vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara në skenën politike të vendit.

Mosmarrëveshjet mes partive politike për zgjedhjen e presidentit dhe mungesa e konsensusit institucional u shndërruan në një krizë politike që përfundimisht e çoi vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i pyetur nga gazetarët nëse nevojitet kompromis për çështjen e presidentit, u përgjigj shkurt: “Duhet një president konsensual”.

Deklarata e Kurtit vjen në një kohë kur partitë politike vazhdojnë të mbajnë qëndrime të ndryshme rreth emrit që duhet të marrë postin e presidentit, ndërsa mungesa e votave në Kuvend mbetet pengesa kryesore për zgjidhjen e krizës.

Fillimisht, partitë politike nisën diskutimet për zgjedhjen e presidentit të ri pas përfundimit të mandatit presidencial dhe nevojës për sigurimin e shumicës së nevojshme në Kuvend. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.