KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Komunat e rajonit të Ferizajt nënshkruajnë memorandum për mbështetjen financiare të strehimores “Shtëpia Ime”

Komunat e rajonit të Ferizajt nënshkruajnë memorandum për mbështetjen financiare të strehimores “Shtëpia Ime”

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se komunat e rajonit të Ferizajt kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve “Shtëpia Ime”, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, për sigurimin e mbështetjes financiare për strehimoren.

Në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Kemajl Emini, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional në mbështetjen dhe fuqizimin e shërbimeve për personat në nevojë.

Sipas njoftimit të Komunës së Ferizajt, memorandumi synon të sigurojë mbështetje të qëndrueshme financiare për strehimoren, duke garantuar vazhdimësinë e shërbimeve të strehimit, mbrojtjes dhe përkujdesjes për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës.

Përmes këtij bashkëpunimi synohet gjithashtu forcimi i mekanizmave të mbrojtjes dhe krijimi i kushteve më të mira për personat që përballen me dhunë dhe kanë nevojë për siguri e mbështetje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.