KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj

Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka anuluar një takim që e kishte caktuar për të premten, me përfaqësues të mjekëve të rinj.

Pas shumë kërkesave e presioneve mediale, ky takim ishte caktuar për 13 nëntor, megjithatë pak para se të vijë kjo datë, por sipas burimeve të gazetares Arbereshë Uka, ky takim është anuluar nga dikasteri që e udhëheq Vitia.

Si arsye e anulimit të këtij takimi është përmendur agjenda e ngjeshur e ministrit, si dhe është thënë se Vitia tashmë ka zhvilluar takime me përfaqësues të Parlamentit Studentor dhe të Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë, ku siç është thënë, do të merren në konsideratë kërkesat e tyre.

Ndryshe, për këtë takim, para disa ditësh kishte raportuar edhe Klan Kosova.

Në kronikën e realizuar nga gazetarja Arbreshë Uka, studentët në prag të diplomimit kishin shprehur kërkesat e tyre që lidhen me stazhin profesional pas studimeve që e duan me pagesë sa rroga minimale në sektorin publik.

Gjithashtu, ata kishin kërkuar edhe hapjen e konkurseve të rregullta të specializimit dhe me vlerësim transparent për secilin kriter si dhe një strategji kombëtare për punësim si mjek të rinj në kujdesin parësor.

Për më shumë, ndiqeni kronikën ku trajtoheshin kërkesat e tyre dhe ku ishte paralajmëruar takimi i 13 nëntorit:

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.