KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Kosova test i mirë”, legjenda Pavel Nedved komenton përballjen e Çekisë ndaj Dardanëve

“Kosova test i mirë”, legjenda Pavel Nedved komenton përballjen e Çekisë ndaj Dardanëve

Legjenda e Juventusit Pavel Nedved e ka vlerësuar Kosovën si një test i mirë për Republikën Çeke para Kampionatit Botëror 2026.

Për dallim nga “Dardanët” që fatkeqësisht nuk arritën të kualifikohen për Botëror, Çekia e siguroi “biletën” duke e mposhtur Danimarkën në penallti.

Kosova do të jetë mysafir i Çekisë më 31 maj, ndërsa Nedved, që ka rolin e menaxherit në Federatën Çeke e ka vlerësuar si një test të mirë para Botërorit.

“Mezi presim të kthehemi në ‘Letna’, ku e fituam finalen e play-offit ndaj Danimarkës në mars, falë përkrahjes së madhe nga tifozët tanë”.

“Ne besojmë fuqishëm që një atmosferë e shkëlqyer do të jetë në stadium edhe për ndeshjen ndaj Kosovës, që është e fundit para udhëtimit për në Kupën e Botës. E shohim ndeshjen si një test të mirë dhe mundësi që t’u themi tifozëve mirupafshim para udhëtimit për në Kupën e Botës”, deklaroi ai.

Ndërkohë, përpos Çekisë – Kosova më 7 qershor do ta presë Andorrën në Prishtinë, si miqësorja e dytë dhe e fundit e këtij muaji.

Kujtojmë, Kosova do ta nisë ciklin kualifikues për Ligën B të Ligës së Kombeve në muajin shtator, ku ndodhemi në grup me Austrinë, Izraelin dhe Irlandën./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.