KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova renditet e 88-ta në indeksin e sigurisë kibernetike me 50 pikë

Kosova renditet e 88-ta në indeksin e sigurisë kibernetike me 50 pikë

Kosova është renditur në vendin e 88-të në botë në National Cyber Security Index (NCSI), me një rezultat prej 50.00 pikësh, sipas të dhënave të paraqitura në publikimin e indeksit, ndërsa, Shqipëria është renditur e para në listë me 98.33 pikë.

Të dhënat tregojnë se Kosova ka ende hapësirë të konsiderueshme për përmirësim në ndërtimin dhe forcimin e kapaciteteve kombëtare të sigurisë kibernetike.

NCSI vlerëson kapacitetet e shteteve për parandalimin e kërcënimeve kibernetike dhe për menaxhimin e incidenteve në këtë fushë.

Në tabelën e publikuar, Kosova figuron me 50 për qind përmbushje të kritereve të NCSI-së.

Në kategoritë e paraqitura në grafik vërehen rezultate të ndryshme në fusha si politika e sigurisë kibernetike, edukimi, kërkimi dhe zhvillimi, infrastruktura kritike, ndërgjegjësimi, siguria personale, reagimi ndaj incidenteve kibernetike, menaxhimi i krizave, policia dhe kapacitetet ushtarake. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.