Një vjedhje është raportuar në një shkollë në fshatin Mramor të Prishtinës.
Sipas raportit 24-orësh, drejtori i shkollës ka njoftuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në objektin shkollor dhe kanë vjedhur 139 euro, si dhe disa thika që ishin sekuestruar nga ai kohë më parë.
Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës, transmeton Klankosova.tv
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
Burimi: klankosova.tv ↗

