KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova përmirëson bilancin tregtar me  Zvicrën dhe Holandën

Kosova përmirëson bilancin tregtar me  Zvicrën dhe Holandën

Tregtia e jashtme e Kosovës me Holandën dhe Zvicrën ka shënuar përmirësim gjatë vitit 2025, me rritje të eksporteve dhe përmirësim të bilancit tregtar, sipas të dhënave të publikuara nga Oda Ekonomike e Kosovës, bazuar në statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas këtyre të dhënave, me Holandën deficiti tregtar është zvogëluar me 21.4 për qind, duke rënë nga 34.4 milionë euro në 27.1 milionë euro. Eksportet drejt këtij shteti janë rritur me 13.3 për qind, ndërsa importet kanë shënuar rënie prej 6.7 për qind.

Ndërkaq, në raport me Zvicrën, Kosova ka rritur bilancin pozitiv tregtar me 11.8 për qind, duke arritur në 51.1 milionë euro. Eksportet janë rritur me 15.1 për qind, ndërsa mbulueshmëria e importeve nga eksportet ka mbetur në nivel të lartë, duke arritur në 205.9 për qind.

Oda Ekonomike e Kosovës vlerëson se këto rezultate dëshmojnë potencialin e prodhuesve dhe eksportuesve kosovarë në tregjet ndërkombëtare, duke theksuar nevojën për forcimin e mëtejshëm të konkurrueshmërisë së ekonomisë së vendit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.