Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka bërë të ditur se një tjetër platformë e madhe ndërkombëtare e udhëtimeve ka përditësuar dhe korrigjuar të dhënat për Kosovën.
Sipas Ajetit, pas angazhimit diplomatik, platforma globale Expedia ka reflektuar tashmë Kosovën si shtet të pavarur, ndërsa kryeqyteti Prishtina është shënuar saktë, duke zëvendësuar emërtimin e mëparshëm të pasaktë “Priština”.
Expedia është një nga platformat më të mëdha të rezervimeve dhe udhëtimeve online në botë, dhe përfshin edhe shërbime të njohura si Hotels.com dhe Vrbo, të cilat përdoren nga miliona përdorues globalisht.
Sipas njoftimit, ky përditësim konsiderohet si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike për përmirësimin e prezantimit zyrtar të Kosovës në platformat ndërkombëtare digjitale./Telegrafi.