KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova mëson kundërshtarët e Ligës B

Kosova mëson kundërshtarët e Ligës B

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka mësuar kundërshtarët për edicionin e ardhshëm të UEFA Women’s Nations League 2027, pas shortit të tërhequr këtë të martë në Nyon të Zvicrës.

“Dardanet” do të garojnë në Grupin 4 të Ligës B, ku do të përballen me Slloveninë, Turqinë dhe Hungarinë, në një grup që pritet të sjellë sfida interesante për përfaqësuesen kosovare.

Kosova e siguroi vendin në Ligën B përmes paraqitjeve në kampanjën paraprake, ku triumfoi në Grupin C2, duke fituar të drejtën e avancimit në një nivel më të lartë të garës.

Ndërkohë, në kualifikimet për Kupën e Botës 2027, që do të mbahet në Brazil, rrugëtimi i “Dardaneve” përfundoi në raundin e parë të plejofit, pasi u eliminuan nga Austria.

Edhe Përfaqësuesja e Shqipërisë ka mësuar kundërshtarët për edicionin e ri, pasi do të jetë pjesë e Grupit 1 të Ligës B, së bashku me Belgjikën, Rumaninë dhe Serbinë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.