KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova i bind edhe dy top talentë nga Bayern Munichu, Lamar Rama dhe Florent Krasnqi marrin ftesat e parë

Kosova i bind edhe dy top talentë nga Bayern Munichu, Lamar Rama dhe Florent Krasnqi marrin ftesat e parë

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) i ka bindur edhe dy talentë të tjetër për të përfaqësuar Kosovën.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të djathtë Lamar Rama, si dhe anësorin e krahut të djathtë Florent Krasniqi, të cilët kanë filluar të bëjë emër në grupmoshat e Bayern Munichut.

Të dy lojtarët janë ftuar për herë të parë nga Kosova U17, ku morën ftesë prej përzgjedhësit Fadil Berisha për tri ndeshjet e vështira që zhvillojnë më vonë këtë muaj.

Lista e plotë e Kosovës për këto ndeshje:

Kush janë Lamar Rama e Florent Krasniqi?

Lamar këtë edicion ka zhvilluar gjashtë paraqitje për Bayern Munichun në grupmoshat e reja, në kuadër të U17 DFB Youth League.

Ai ka edhe dy vite kontratë me skuadrën gjermane, ndërsa nëse e dëshmon vetën lehtë mund të promovohet në ekipin U19, pra aty ku po luajnë edhe Erblin Osmani e Yll Gashi.

Ndërsa, afrimi tjetër Florent Krasniqi është më i bujshëmm, duke qenë se anësori është i padiskutueshëm në formacionin e klubit të Bayernit.

Ai ka zhvilluar 11 paraqitje në U17 DFB Youth League për të realizuar 11 gola dhe dhuruar një asistim në proces.

Ndërkohë, Kosova do të përballet me Belgjikën, Kroacinë dhe Letoninë, në kuadër të kualifikuesve për Kampionatin Evropian U17./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.