Mbrojtësi Ivan Balliu ka marrë vendimin për t’i dhënë fund karrierës së tij me Kombëtaren e Shqipërisë.
Lajmin e ka konfirmuar të hënën presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili ka vlerësuar cilësitë e veçanta të futbollistit.
“Faleminderit nga zemra që zgjodhe Shqipërinë, që përfaqësove rrënjët e tua dhe që i dhe kaq shumë Kombëtares”, ka shkruar Duka në rrjetet sociale. “Uroj që ky rrugëtim me Shqipërinë të ketë qenë po aq i veçantë për ty sa ka qenë për ne të të kishim në ekip”.
Burimi: gazetablic.com ↗

