KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova e mbyll grupin si lider pavarësisht barazimit me Malin e Zi

Kosova e mbyll grupin si lider pavarësisht barazimit me Malin e Zi

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka barazuar me rezultat 3-3 ndaj Malit të Zi në ndeshjen e tretë të fazës paraeliminatore për Kampionatin Evropian.

“Dardanët” zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi 2-1.

Në pjesën e dytë, edhe pse pranuan dy gola të shpejtë, nuk u dorëzuan dhe arritën ta barazojnë rezultatin në sekondat e fundit, duke e mbyllur takimin 3-3.

Golashënues për Kosovën ishin Drilon Maxharraj, Shqipërim Imeri dhe Drilon Haxhijaj.

Paraprakisht Kosova e kishte mposhtur Gjibrltarin dhe Austrinë.

Me 7 pikë dhe në vendin e parë, Kosova e mbyll me sukses fazën paraeliminatore./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.