KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Kosova drejt investimeve të reja në energjinë e erës, hapen ofertat financiare

Kosova drejt investimeve të reja në energjinë e erës, hapen ofertat financiare

Ministria e Ekonomisë ka mbajtur ceremoninë e hapjes publike të ofertave financiare në kuadër të ankandit të parë konkurrues për energjinë e erës në Kosovë, me kapacitet të synuar prej 50 deri në 100 megavat (MW).

Në këtë fazë janë hapur ofertat financiare të dy ofertuesve që kanë kaluar vlerësimin e kushteve ligjore dhe propozimeve teknike, ndërsa fituesi do të përcaktohet në bazë të çmimit më të ulët të ofruar për megavat-orë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, theksoi se ankandi i erës është vazhdim i përvojës nga ankandi i parë solar prej 100 megavatësh, ndërsa theksoi se nga tri ofertat e pranuara, dy janë kualifikuar për fazën financiare.

“Mes tyre, fituesin do ta përcaktojë çmimi më i ulët, kështu sigurohemi që, siç jemi zotuar, me një proces transparent e konkurrues të sigurojmë çmimin më të mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Rizvanolli.

Ministrja bëri të ditur se në muajt e ardhshëm do të hapet edhe raundi i ri i ankandit të erës, me kapacitet deri në 200 megavat të tjera, duke e çuar në 300 megavat kapacitetin e synuar nga këto dy ankande.

Ndërsa, kryesuesja e Komisionit vlerësues për vlerësimin e ofertave, Arbëresha Isufi, bëri të ditur se vlerësimi i kushteve ligjore dhe i propozimeve teknike ka përfunduar, ndërsa në ceremoninë e sotme janë hapur vetëm ofertat financiare të ofertuesve të përcaktuar si të përgjegjshëm.

“Kjo ceremoni u zhvillua në përputhje me kërkesën për propozime (KPP) dhe kuadrin ligjor të zbatueshëm për këtë proces të prokurimit publik. Vlerësimi i kushteve ligjore dhe i propozimeve teknike ka përfunduar. Në përputhje me KPP-në, sot do të hapen vetëm ofertat financiare të ofertuesve të përcaktuar si ofertues të përgjegjshëm. Qëllimi i ceremonisë së sotme është hapja publike e këtyre ofertave financiare dhe shpallja e informatave që kërkohen shprehimisht nga KPP-ja. Ecuria e ceremonisë dhe informatat e shpallura sot do të regjistrohen në procesverbalin zyrtar të ceremonisë së hapjes së ofertave financiare“, tha Isufi.

Gjatë ceremonisë u bë e ditur se ofertuesi i parë ka ofruar çmimin prej 75.94 euro për megavat-orë, ndërsa konsorciumi Notus Energy NPH dhe Stublla Energy ka ofruar çmimin prej 78.89 euro për megavat-orë.

Rizvanolli bëri të ditur se në shtator është përuruar edhe kapaciteti i ri prej 70 megavatësh të energjisë së erës në Zatriq, ndërsa theksoi se rritja e prodhimit vendor nënkupton më pak ekspozim ndaj importeve të shtrenjta dhe luhatjeve të tregjeve ndërkombëtare.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.