KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Kosova dhe Suedia synojnë thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Kosova dhe Suedia synojnë thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Asa Pehrson, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Kusari-Lila ka bërë të ditur se gjatë takimit e ka falënderuar ambasadoren për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë për Kosovën, veçanërisht në fushën e demokratizimit dhe mbrojtjes së mjedisit.

Një vëmendje e veçantë gjatë diskutimit i është kushtuar industrisë së drurit, sektor të cilin ministrja e ka vlerësuar me potencial të madh për rritjen e prodhimit dhe eksporteve të Kosovës.

Në këtë kontekst, Kusari-Lila ka theksuar rëndësinë e Konventës së 9-të të Industrisë së Drurit, e cila do të mbahet më 26 nëntor, si dhe vizitës së paralajmëruar të një delegacioni të bizneseve suedeze në Kosovë.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për zhvillimin e parqeve industriale dhe krijimin e kushteve më të favorshme për prodhuesit vendorë dhe investitorët e rinj.

Kusari-Lila ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Ambasadën e Suedisë dhe Odën Ekonomike nordike do të punohet në promovimin e Kosovës si destinacion për investime dhe zhvillimin e veprimtarisë prodhuese nga bizneset suedeze.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.