KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pensionistja humb jetën në det duke shpëtuar mbesën 10 vjeçare

Pensionistja humb jetën në det duke shpëtuar mbesën 10 vjeçare

Një grua 69-vjeçare britanike ka humbur jetën tragjikisht në Spanjë, pasi u fut në det për të shpëtuar mbesën e saj 10-vjeçare, e cila po rrezikohej nga rrymat e forta detare.

Teresa Ford ndodhej me familjen në plazhin Cavalleria, në ishullin Menorca, kur goma e fryrë ku ishte mbesa e saj u përmbys nga dallgët dhe rrymat e fuqishme, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Pavarësisht se kishte një dëmtim në shpatull dhe protezë në ije, 69-vjeçarja u fut në ujë për ta shpëtuar vogëlushen. Edhe bashkëshorti i saj, John, tentoi të ndihmonte, por u përplas me shkëmbinjtë nga rrjedha e fuqishme e ujit dhe pësoi lëndime.

Nëna e vajzës dhe vetë 10-vjeçarja arritën të shpëtonin falë ndërhyrjes së një pushuesi, i cili përdori një litar për t'i nxjerrë në breg.

Djali i Teresës, Andy, ka treguar se vajza e tij tashmë e fajëson veten për vdekjen e gjyshes. Ai dëshiron që ajo të kuptojë se nuk ishte fajtore dhe se gjyshja e saj veproi për ta shpëtuar.

Ai gjithashtu ka ngritur shqetësime për mungesën e shpëtimtarëve në plazh, pasi shërbimi i tyre kishte përfunduar më 15 tetor, gati dy javë para tragjedisë.

Familja e konsideron ngjarjen një humbje të rëndë dhe beson se tragjedia mund të ishte parandaluar./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.