KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kongresmeni Keith Self kërkon presion më të madh ndaj pesë vendeve të NATO-s që nuk e njohin Kosovën

Kongresmeni Keith Self kërkon presion më të madh ndaj pesë vendeve të NATO-s që nuk e njohin Kosovën

Kongresmeni amerikan Keith Self ka bërë thirrje për rritje të presionit diplomatik ndaj pesë shteteve anëtare të NATO-s që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar njohjen e plotë ndërkombëtare dhe perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në Aleancë si faktorë kyç për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkan.

Këto komente Self i bëri gjatë një seance dëgjimore në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan, ku u diskutua për zhvillimet e sigurisë në rajon dhe rolin e Shteteve të Bashkuara në Evropën Juglindore.

Sipas tij, mungesa e njohjes nga disa vende brenda NATO-s krijon pengesa politike dhe institucionale që, siç vlerësoi, e ngadalësojnë konsolidimin e Kosovës në arkitekturën euroatlantike të sigurisë.

“Njohja e plotë ndërkombëtare e Kosovës dhe anëtarësimi i saj i ardhshëm në NATO janë elemente kyçe për garantimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkan”, ka deklaruar Self.

Ai ka theksuar se në një kohë të rritjes së pasigurisë globale, udhëheqja e fuqishme e Shteteve të Bashkuara dhe mbështetja për Kosovën mbeten vendimtare, jo vetëm për sigurinë rajonale, por edhe për forcimin e demokracisë dhe paqen e qëndrueshme në Evropën Juglindore.

Kongresmeni amerikan vuri në dukje se angazhimi i Uashingtonit në Ballkanin Perëndimor duhet të mbetet i vazhdueshëm, duke përfshirë edhe përpjekjet për të përmirësuar koordinimin me aleatët brenda NATO-s rreth çështjes së Kosovës.

Kosova ka shpallur pavarësinë më 2008 dhe është njohur nga shumica e vendeve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, por pesë shtete të Aleancës ende nuk e kanë njohur atë, çka vazhdon të jetë një nga pengesat në proceset e saj integruese ndërkombëtare./Telegrafi.

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.