KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Kongresi Ndërkombëtar: Shëndeti mendor duhet të jetë prioritet i vazhdueshëm i shoqërisë

Kongresi Ndërkombëtar: Shëndeti mendor duhet të jetë prioritet i vazhdueshëm i shoqërisë

Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, në edicionin e tetë të Kongresit Ndërkombëtar me temën “Shëndeti mendor: sfidat dhe perspektivat e së ardhmes”, ekspertë të fushës kanë theksuar nevojën urgjente që kujdesi për shëndetin mendor të mos mbetet vetëm në kuadër të ditëve të shënuara, por të shndërrohet në një prioritet të vazhdueshëm shoqëror e institucional.

Duke u ndalur te sfidat aktuale si ankthi, depresioni, varësitë dhe pasiguria sociale, pjesëmarrësit bënë thirrje për një qasje gjithëpërfshirëse, luftim të stigmatizimit dhe investim më të madh në parandalim e qasje të barabartë në shërbime profesionale.

Ilir Havolli, specialist i psikologjisë klinike, ka theksuar rëndësinë e kujdesit për shëndetin mendor, duke thënë se ai nuk duhet të trajtohet vetëm në ditë të caktuara, por të jetë prioritet i vazhdueshëm për individin, familjen dhe institucionet.

“Shëndeti mendor është pjesë e pandashme e shëndetit të përgjithshëm, dhe ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës, megjithatë ende përballemi me paragjykime, stigmatizime, vështirësi në qasje ndaj shërbimeve personale dhe për këtë arsye kemi përgjegjësi të përbashkët të investojmë më shumë në parandalim, identifikim, edukim dhe ofrim të shërbimeve cilësore”, tha Havolli.

Ai theksoi se kujdesi për shëndetin mendor nuk kufizohet vetëm në trajtimin e vështirësive, por përfshin edhe krijimin e kushteve që individët të ndihen të mbështetur dhe të jetojnë me dinjitet, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa Neuropsikiatri  Ferid Agani ka thënë se shëndeti mendor duhet të jetë prioritet i vazhdueshëm, duke theksuar rëndësinë e parandalimit, identifikimit të hershëm të çrregullimeve dhe qasjes së barabartë në shërbime.

Donika Shahini-Lami, udhëheqëse e Zyrës së Psikologëve, Logopedëve dhe Ergoterapeutëve në Odën e Infermierëve të Kosovës thënë se hulumtimet dhe temat e trajtuara në këtë kongres dëshmojnë për punën e rëndësishme që po bëhet për t’u dalë në ndihmë njerëzve.

Nesër do te jetë dita e dytë e punës së këtij kongresi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.