KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Konfiskimi i përkohshëm i automjeteve ndaj pronarëve jo-kundërvajtës, mund të bëhet vetëm duke zbatuar parimin e propercionalitetit

Konfiskimi i përkohshëm i automjeteve ndaj pronarëve jo-kundërvajtës, mund të bëhet vetëm duke zbatuar parimin e propercionalitetit

Gjykata Administrative e Kosovës, duke vendosur në çështjen administrative Ap.nr.2257/24, të iniciuar nga paditësi A.M., kundër të paditurës Ministria e Punëve të Brendshme – Policia e Kosovës, ka vendosur se konfiskimi i përkohshëm i automjeteve ndaj pronarëve jo-kundërvajtës, mund të bëhet vetëm duke zbatuar parimin e propercionalitetit.

Gjykata vlerëson se dispozita e neni 246 paragrafi 6 krijon të ashtuquajturën konfiskim automatik të automjetit të pronarit i cili nuk ka qenë shkaktuar i kundërvajtjes, duke mos lënë mundësinë e shqyrtimit të dijenisë së pronarit të veturës në raport faktin apo dijeninë se shoferi kundërvajtës kishte të ndaluar drejtimin e automjetit. Sipas Gjykatës, nuk kontestohet e drejta e të paditurës Policisë së Kosovës që në bazë të paragrafit 6 të nenit 246 të Ligjit të bëj konfiskimin e përkohshëm të veturës edhe në rastet kur bëhet ndaj veturës së pronarit i cili nuk ka qenë kundërvajtës, por zbatimi i dispozitës përmes së cilës autorizohet në mënyrë automatike konfiskimi i përkohshëm i veturës së personave të tretë, duhet të bëhet duke marrë për bazë të gjitha rrethanat e rastit konkret, e veçanërisht veprimi i tillë të jetë në harmoni me parimin e propercionalitetit që përbën parim bazë të organit publik kundërvajtës gjatë ushtrimit veprimeve administrative

Andaj, Gjykata vlerëson se e paditura Policia e Kosovës, me rastin e nxjerrjes së vendimit të kontestuar në pjesën e konfiskimit të përkohshëm 3 (tre) mujor, të veturës së paditësit pa qenë kundërvajtës, nuk ka zbatuar parimin e propercionalitetit, duke shmangur vlerësimin e drejtë dhe të balancuar në mes masës së vendosur ndaj pronarit të veturës i cili nuk ishte kundërvajtës, në raport me qëllimin që kërkohet të arrihet ndaj kundërvajtësit, përmes konfiskimit të veturës e cila nuk ka qenë në pronësi të kryesit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.