KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Konfirmohen katër duelet e para të fazës eliminatore në Kupën e Botës 2026

Konfirmohen katër duelet e para të fazës eliminatore në Kupën e Botës 2026

Me përfundimin e një pjese të ndeshjeve të fazës së grupeve në Kupa e Botës 2026, kanë nisur të marrin formë përballjet e raundit të 32-shave, ndërsa katër duelet e para janë tashmë zyrtarisht të konfirmuara.

Një nga sfidat më tërheqëse të kësaj faze pritet të jetë përballja mes Brazilit dhe Japonisë, ndërsa Holanda do të ketë përballë Marokun në një duel që premton shumë rivalitet

. Po ashtu, Afrika e Jugut do të sfidojë Kanadanë, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndeshen me Bosnjën dhe Hercegovinën.

Ndërkohë, tetë ndeshjet e fundit të fazës së grupeve do të përcaktojnë edhe 12 çiftet e tjera të fazës eliminatore, ku disa prej kombëtareve favorite ende nuk e dinë kundërshtarin e tyre.

Faza me eliminim direkt pritet të sjellë emocione edhe më të mëdha, pasi çdo ndeshje do të jetë vendimtare në garën për trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror. /Teegrafi/

Katër përballjet e konfirmuara deri më tani janë:

Afrika e Jugut – Kanada

Holanda – Maroku

Shtetet e Bashkuara – Bosnja dhe Hercegovina

Brazili – Japonia

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.