Kryebashkiaku i Nju-Jorkut, Zohran Mamdani, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për të riparuar tendinin e Akilit, të cilin e këputi këtë muaj duke luajtur futboll me një grup gazetarësh.
Lëndimi, të cilin kryebashkiaku ia atribuoi mungesës së shtrirjes së duhur, nuk e pengoi atë të mburrej se ekipi i tij kishte fituar 10-5, shkruan CNN.
Një gazetar që mori pjesë në ndeshje e përshkroi momentin dhe tha se kryetari i bashkisë ishte lënduar vet.
“Operacioni ishte i suksesshëm dhe kryetari i bashkisë pritet të shërohet plotësisht”, tha sekretari i shtypit, Joe Calvello.
“Ai u lirua nga spitali dhe tani po pushon rehat në Gracie Mansion.”
Burimi: indeksonline.net ↗

