KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Komunikata numër 11: Dokumenti i parë që doli publikisht në emër të UÇK-së

Komunikata numër 11: Dokumenti i parë që doli publikisht në emër të UÇK-së

Më 17 nëntor 1994, krahas vendimit për emërtimin e formacionit ushtarak si Ushtria Çlirimtare e Kosovës, u hartua edhe komunikata e parë që do të publikohej në emër të saj.

Sipas ish-komandatit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ali Ahmetit, dokumenti ishte shkruar me një makinë të vjetër shkrimi, ndërsa mbante numrin 11, duke nënkuptuar edhe aksionet e armatosura të kryera deri atëherë.

“Është komunikata numër 11, nëse nuk gaboj, gjoja se edhe shumë aksione të tjera janë kryer”, ka treguar Ahmeti në ciklin e emisioneve “Dosjet” në Debat Plus.

Sipas tij, komunikata u shpërnda nga Shkupi nga Abdylmexhit Karaga, në hapësirat e ish-Jugosllavisë.

Në të, UÇK-ja merrte përgjegjësinë për 11 aksione të armatosura, përfshirë sulmin e 9 nëntorit 1994 në Gllogovc ndaj Lutfi Ajazit, pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Emri i UÇK-së u shfaq në shtyp disa ditë më vonë. Sipas hulumtimit të prezantuar në ciklin “Dosjet” në Debat Plus, më 29 nëntor 1994 “Rilindja”, duke iu referuar mediumit serb “Vecernje Novosti”, raportoi se UÇK-ja kishte marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj Ajazit.

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.