KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Komuna e Vitisë publikon vendimin preliminar për subvencionimin e OJQ-ve në kulturë, rini dhe sport

Komuna e Vitisë publikon vendimin preliminar për subvencionimin e OJQ-ve në kulturë, rini dhe sport

Komuna e Vitisë ka njoftuar se Komisioni për Ndarjen e Subvencioneve i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport ka nxjerrë vendimin preliminar për subvencionimin e organizatave joqeveritare në fushat e kulturës, rinisë dhe sportit.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është marrë në bazë të vendimit të Kryetarit të Komunës së Vitisë të datës 16 mars 2026, me numër protokolli 02-118/02-337, për thirrjen publike për mbështetje financiare të entiteteve publike, si dhe vendimit të 20 prillit 2026 për formimin e komisionit për ndarjen e subvencioneve në kuadër të DKRS-së.

Komisioni është mbështetur edhe në nenet 10, 11, 16, 18, 20 dhe 21 të Rregullores MF-04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve.

Pas shqyrtimit të të gjitha aplikacioneve të pranuara, më 19 qershor 2026 është nxjerrë vendimi preliminar për subvencionimin e OJQ-ve nga fusha e kulturës, rinisë dhe sportit.

Komuna e Vitisë ka bërë të ditur se procesi është zhvilluar në përputhje me procedurat ligjore dhe transparencën institucionale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.