KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Komuna e Mitrovicës shtyn afatin për aplikim për bursa për stduentët

Komuna e Mitrovicës shtyn afatin për aplikim për bursa për stduentët

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se është shtyrë afati për aplikim për bursa për studentë për vitin akademik 2025/2026.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Administratës, afati i ri për aplikim do të jetë nga 5 maj 2026 deri më 12 maj 2026, ndërsa u është bërë thirrje studentëve që nuk kanë arritur të aplikojnë brenda afatit të mëparshëm ta shfrytëzojnë këtë periudhë shtesë për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm.

Në konkursin për ndarjen e bursave për vitin akademik 2025/2026, Komuna e Mitrovicës së Jugut ka bërë të ditur se do të ndahen 350 bursa për studentë në shumën mujore prej 80 euro, për periudhën kohore nga 1 tetori deri më 30 qershor.

Sipas dokumentit të publikuar, të drejtë aplikimi kanë studentët e rregullt banorë të komunës, të regjistruar në universitetet publike në Kosovë, ndërsa dokumentacioni i pakompletuar, sipas njoftimit, nuk do të shqyrtohet.

Në listën e dokumenteve të kërkuara për aplikim përfshihen, ndër të tjera: aplikacioni, vërtetimi i regjistrimit për vitin akademik 2025/2026, certifikata e notave, kopja e letërnjoftimit, dëshmia e vendbanimit dhe dokumente që dëshmojnë gjendjen socio-ekonomike, sipas kritereve të përcaktuara me rregulloren komunale.

Komuna ka njoftuar se vlerësimi i aplikacioneve do të bëhet nga komisioni përkatës, ndërsa lista përfundimtare e përfituesve do të shpallet nga komuna pas përfundimit të procedurave të vlerësimit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.