KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zbulohen fjalëkalimet më të përdorura në Zvicër, vendin e parë e zë një emër befasues

Zbulohen fjalëkalimet më të përdorura në Zvicër, vendin e parë e zë një emër befasues

Fjalëkalimi “feurio” është më i përdoruri në Zvicër, duke lënë pas kombinimin e njohur “123456”, i cili vazhdon të dominojë në nivel global.

Këto të dhëna janë publikuar nga kompania NordPass në edicionin e tetë të studimit vjetor për 200 fjalëkalimet më të përdorura në botë, të realizuar në bashkëpunim me kompaninë e sigurisë kibernetike NordLayer.

Studimi është bazuar në analizimin e të dhënave të ekspozuara nga rrjedhjet e informacionit dhe bazat e të dhënave në darknet, të identifikuara në 44 shtete gjatë periudhës shtator 2025 – shtator 2026.

Rezultatet për Zvicrën kanë sjellë një renditje të pazakontë, ku “feurio” kryeson listën, i ndjekur nga “123456”, “tretre33”, “admin” dhe “reggae1928”. Në mesin e 10 fjalëkalimeve më të përdorura janë edhe “Salut123_”, “123456789”, “emperor10”, “Fuckof#1” dhe “freedom1”.

Në nivel botëror, kombinimi “123456” vazhdon të mbetet fjalëkalimi më i përdorur, i ndjekur nga “admin” dhe “12345678”, duke dëshmuar se shumë përdorues ende zgjedhin kombinime të thjeshta dhe lehtësisht të parashikueshme.

Ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmërojnë se përdorimi i fjalëkalimeve të dobëta rrit ndjeshëm rrezikun e qasjes së paautorizuar në llogaritë personale, përfshirë rrjetet sociale, postën elektronike dhe shërbimet financiare.

Sipas analizës, një ndër faktorët që ndikon në përzgjedhjen e fjalëkalimeve është kultura popullore. Emrat e grupeve muzikore, filmave, librave dhe personazheve të njohur përdoren shpesh si fjalëkalime, duke i bërë ato më të lehta për t’u parashikuar nga sulmuesit kibernetikë.

Një tjetër shqetësim është përdorimi i të njëjtit fjalëkalim në disa platforma. Në rast se të dhënat e një shërbimi ekspozohen, sulmuesit mund të provojnë të njëjtat kombinime edhe në llogari të tjera të përdoruesit.

Për të rritur sigurinë, ekspertët rekomandojnë krijimin e fjalëkalimeve unike me të paktën 15 karaktere, përdorimin e programeve për menaxhimin e tyre dhe aktivizimin e autentifikimit me dy faktorë.

Si alternativë ndaj fjalëkalimeve tradicionale rekomandohet edhe përdorimi i teknologjisë “passkeys”, e cila mundëson identifikimin përmes metodave të sigurta, përfshirë gjurmët e gishtërinjve dhe njohjen e fytyrës, duke zvogëluar rrezikun e vjedhjes së të dhënave të qasjes.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.