KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Komisioni Evropian dyshon se hakerët kinezë qëndrojnë pas sulmit kibernetik

Komisioni Evropian dyshon se hakerët kinezë qëndrojnë pas sulmit kibernetik

Komisioni Evropian dyshohet se është vënë në shënjestër të një sulmi kibernetik nga hakerë me bazë në Kinë. Dyshimet përfshirjen e tyre janë ngritur rreth një muaj pas incidentit, raportojnë mediat evropiane.

Sipas Euronews, brenda Komisionit Evropian po qarkullon emri i koduar “Panda”, i cili lidhet me dyshimet për aktorë kibernetikë që mund të mbështeten nga shteti kinez.

Një nga elementet që ka ngritur dyshimet është përdorimi i mjetit ARTEX, i zhvilluar në Kinë, i cili shfrytëzon inteligjencën artificiale për të identifikuar dobësi në sistemet e sigurisë kibernetike, të cilat më pas mund të shfrytëzohen nga hakerët, transmeton Klankosova.tv.

Vlerësimet fillestare sugjerojnë se sulmi nuk kishte në shënjestër sisteme apo individë të caktuar.

Ndërkohë, autoritetet kineze kanë mohuar vazhdimisht akuzat për sponsorizimin, drejtimin apo mbështetjen e grupeve që kryejnë sulme kibernetike ndaj shteteve dhe institucioneve të huaja./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.