Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në një vendbanim në Gjilan ka gjetur substanca narkotike.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Metush Krasniqi” në Gjilan, më 12.11.2026 – 20:30.
“Gjatë kontrollit të vendbanimit të të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar: 64.60 gramë substancën narkotike, dyshohet të jetë e llojit kokainë, 104.9 gramë, dyshohet të jetë amfetaminë, 3025.20 grama që dyshohet të jetë marihuanë, 216.20 gramë, dyshohet të jenë tableta ekstazi, 47 grama, dyshohet të jetë hashash, 4 copë cigare elektrike me 35 mbushje të tyre, një pistoletë, tre karikatorë dhe 20 fishekë”, thuhet në raport.
I dyshuari gjendet në arrati, ndërkaq rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

