KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Koçiu: Shqipëria u përball me 32 milionë tentativa sulmesh kibernetike në 9 muaj, 81 në minutë

Koçiu: Shqipëria u përball me 32 milionë tentativa sulmesh kibernetike në 9 muaj, 81 në minutë

Rreth 32 milionë tentativa sulmesh kibernetike janë regjistruar ndaj infrastrukturave digjitale të Shqipërisë gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, me një mesatare prej 81 tentativash në minutë. Shifrat u bënë publike nga zëvendëskryeministrja Albana Koçiu gjatë Konferencës Kombëtare për Sigurinë Kibernetike.

Gjatë fjalës së saj, Koçiu theksoi se siguria kibernetike nuk është thjesht një çështje teknologjike, por lidhet drejtpërdrejt me funksionimin e institucioneve shtetërore, mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurinë e qytetarëve, raporton euronews.al

Ajo ngriti shqetësimin për pasojat që mund të sillte një sulm i suksesshëm ndaj sistemeve digjitale, duke paralajmëruar se cenimi i tyre mund të pengojë ofrimin e shërbimeve publike dhe të prekë infrastrukturat kritike të vendit.

“81 tentativa sulmesh kibernetike në minutë. Ky është ritmi mesatar me të cilin janë përballur infrastrukturat tona digjitale në 9 muajt e parë të këtij viti. Pothuajse 32 milionë në 9 muaj”, deklaroi Koçiu, teksa shtoi se gjysma e sulmeve kanë shënjestruar infrastrukturat kritike

Koçiu u ndal edhe te sulmi i madh kibernetik i vitit 2022 ndaj Shqipërisë, për të cilin autoritetet shqiptare kanë fajësuar Iranin.

Ajo e cilësoi atë ngjarje si një pikë kthese në mënyrën se si vendi trajton sigurinë digjitale, duke theksuar se sulmet kibernetike mund të shkaktojnë pasoja të ngjashme me ato të një agresioni ndaj infrastrukturës fizike.

Sipas saj, sulmi i vitit 2022 tregoi se funksionimi i shtetit mund të vihet në rrezik edhe pa pasur një ndërhyrje fizike në territorin e vendit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.