Këngëtarja Tayna ka reaguar pas vdekjes së artistes Rinesa Qeriqi, duke ndarë një mesazh prekës për të, teksa ka shprehur dhimbjen dhe tronditjen për lajmin e hidhur.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tayna ka kujtuar talentin dhe veçantinë e Rinesës, duke thënë se ajo e kishte mahnitur që nga momenti kur kishte vendosur të bashkëpunonte me artistë të rinj.
“Rinesën e njoh prej moti si artiste edhe gjithmonë m’ka bo përshtypje sa e veçantë, deep edhe e talentume u kon”, ka shkruar Tayna.
Ajo ka treguar se Rinesa i kishte dërguar disa këngë nga albumi i saj për t’i përzgjedhur, duke shtuar se i kujton me shumë dashuri ato momente.
“Dy prej tyne i deshta për bashkëpunim, po m’tha që i ka shumë për zemër edhe e sheh veç veten në to. E kjo m’ka bo me e respektu edhe ma shumë si artiste”, ka shkruar këngëtarja.
Ky është reagimi i plotë i saj:


Burimi: lajmi.net ↗

