Kim Kardashian, Eva Longoria dhe Katy Perry tërhoqën vëmendjen me paraqitjet e tyre në galanë e hapjes së Muzeut të Artit Narrativ Lucas në Los Angeles.
Kim Kardashian, 45 vjeçe, zgjodhi një fustan të gjatë të zi me xixa, të cilin e kishte kombinuar me flokë të mbledhura në mënyrë elegante.
Fustani vintage ishte marrë nga stilisti Law Roach dhe ishte krijuar nga Tom Ford për koleksionin e YSL në vitin 2004, shkruan DailyMail.
Eva Longoria, 51 vjeçe, u shfaq me një fustan të bardhë me xixa dhe një dekolte të theksuar, të cilin e kompletoi me bizhuteri diamanti.
Flokët e saj kafe të errët i kishte mbajtur të drejta dhe të ndara në njërën anë.
Ndërsa Katy Perry, 41 vjeçe, zgjodhi një fustan të bardhë me prerje skulpturore, jakë të lartë dhe dizajn asimetrik.
Në eventin e organizuar nga George Lucas morën pjesë edhe emra të tjerë të njohur të Hollywood-it, mes tyre Oprah Winfrey, Nicolas Cage dhe Laura Dern.
Kim Kardashian dhe Eva pritet të shfaqen së bashku edhe në komedinë e ardhshme të Netflix, The Fifth Wheel. /Telegrafi/