KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Këshilli i prokurorëve zgjodhi drejtues të rinj në disa prokurori të Maqedonisë

Këshilli i prokurorëve zgjodhi drejtues të rinj në disa prokurori të Maqedonisë

Këshilli i Prokurorëve Publikë vendosi që në muajin gusht të shpallë konkursin për zgjedhjen e prokurorit të ri publik në krye të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në përputhje me afatet ligjore para përfundimit të mandatit të shefit aktual.

Në seancën e sotme, Këshilli zgjodhi edhe Zoran Markovskin si prokuror publik themelor në Prokurorinë e Kriva Pallankës, ndërsa emëroi drejtues të rinj në tri prokurori themelore: Suzana Boshniakovska në Berovë, Darko Cvetanoski në Shën Nikollë dhe Edmond Sherif në Resnjë.

Po ashtu, Këshilli miratoi edhe numrin e vendeve të prokurorëve publikë për pesë vitet e ardhshme.

Sipas sistematizimit të ri, janë paraparë 261 pozita, ndërsa aktualisht në detyrë janë 194 prokurorë publikë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.